Fazat e veprimit

Analiza
Mbas vëzhgimit të tregut dhe konkurrencës, shikohen nevojat e klientit, objektivat e tij, rezultatet e pritëshme dhe përcaktohet koha e veprimit. Përcaktohet projekti që pershkruan të gjitha fazat e parashikuara, duke identifikuar burimet njerëzore dhe mundësitë e trainimit
Zhvillimi
Kontaktet telefonike dhe back-office janë të mbështetura nga software të sofistikuar e bashkëkohor, të drejtuar nga një grup i brendshem teknikësh profesioniste, në gjëndje ti përgjigjen në kohë reale të gjitha nevojave të personalizuara
Kontrolli i cilësisë dhe Reporting
Një grup supervizoresh ndjek të gjitha fazat e projektit duke bërë të mundur dhe garantuar respektimin e SLA ( Service Level Agreement ) dhe siguron realizimin e të gjitha raporteve të të dhënave për klientët