Për llogari të Shoqërive dhe Firmave që e delegojnë, Grid “i kujton me një telefonatë” takimet më të rëndësishme klientelës, nëpunësve dhe bashkëpunëtorëve, stake holders…:
• në fushën e biznesit ( afatet e sigurimeve, aktivitetet bankare dhe financiare, kontratat në përfundim etj..)
• në administrim (mirëmbajtjen e impianteve elektrike, mirëmbajtjen e impianteve të ngrohjes dhe kondicionerëve, mirëmbajtjen e sistemeve antizjarr, asistencën për riparimin e hardware-ve etj..)
• në fushën shoqërore (ftesa në evenimente përkujtimore, manifestime, evenimente të vecanta të firmave, recall për mbledhjet vjetere te bizneseve etj..)
• në fushën e shërbimeve ndaj shoqërise (kujtesë për pagesat e shërbimve ndaj Bashkisë, Enteve shtetërore dhe lokale etj ) dhe shërbimit shëndetësor ( kontrolle dhe vizita në spital apo tek mjeku, etj..)
