Grid është e specializuar në administrimin dhe rekuperimin e kredive të pa shlyera
Për llogari të shoqërive kliente, Grid kujton nëpërmjet telefonit klientelën që ka pagesa në skadencë apo të skaduara, nëpërmjet grupit të operatorëve Team Senior të formuar posaçërisht për manaxhimin e çdo kontakti jo vetëm me korrektësi dhe profesionalitet të lartë, por edhe me një efikasitet dhe shpejtësi maksimale.
Në fakt, në 85% të rasteve të trajtuara nga Grid, debitori i kontaktuar nga operatori telefonik është stimuluar në shlyerjen e detyrimit dhe kryen pagesën brënda javës.
Shërbimi Grid është edhe i personalizuar: kontakti telefonik paraprak mund edhe të japë indikacione strategjike të nevojshme për ti paraprirë një rreziku të mundshëm debiti nga klientela. Për shëmbull, verifikimi i arsyeve në rastin e vonesave në pagesë, evidentimi i i profilit të klientit dhe mbi të gjitha ndihmon në krijimin e një besueshmërie nga ana e klientit duke bërë të mundur mbylljen e çdo pagese të prapambetur në modalitetin më të përshtatshëm për të.
