TV Antena Nord – mars 2010

Intervistë me CEO Fabrizio Simonetti

TV ANTENA NORD 6 mars 2010 Shkodër  Albana Kraja

Grid ka mbërritur e para, 5 vjet të suksesshme në Shqipëri… dhe tani vjen në Shkodër!

Po është e vërtetë, ishim të parët që filluam në Shqipëri 5 vjet më parë dhe kemi arritur rezultate gjithmonë në rritje… sa tashmë jemi në Shkodër për të përzgjedhur të rinjtë që do të bashkëpunojnë me ne në iniciativën e re Homeshoring.

Si ka mundur një italian të bëhet lider i call center-ve në Shqipëri?

Ju falenderoj për konsideratën: është një rezultat që vjen nga përvoja ime personale, sepse pas një kariere në Multinacionalet Italiane të Energjitikës kam qenë një sipërmarrës në Rusi dhe Venezuelë. E di si punohet në këto vende por që në Itali kam patur mundësinë të njoh dhe admiroj mundësinë për të punuar me shqiptarët. Kështu që në momentin që Holding italiane më kërkoi të krijoja një shoqëri Contact Center në Europë nuk pata asnjë medyshje: propozova Shqipërinë. Jetoj në këtë vend prej mëse 7 vjetësh dhe vazhdoj të besoj tek shqiptarët dhe të ndaj me ta sukseset e arritura nga Grid.

Është opinion i përhapur tashmë se mënyra e të punuarit dhe e përqasjes në treg e Grid është e veçantë…

Grid ka një përqasje përsa i përket biznesit mjaft fleksibël të cilën Grupi mëmë e mbështet me njohuritë më të përparuara. Kjo siguron një pozicion të privilegjuar në treg. Jam i bindur se Grid ka edhe një detyrë sociale ndaj të rinjve shqiptarë, ajo prej vitesh u jep mundësinë e një jete profesionale mjaft dinamike, të kënaqshme dhe me përgjegjësi. Për këto arsye Grid mund të mbështetet mbi shumë besnikë, bashkëpunëtorë të zellshëm dhe entuziastë!

Çdo të ndodhë sot në Kinema Millennium?

Sot do të prezantojmë teknologjinë më të fundit Grid – Homeshoring të gjithë të rinjëve të Shkodrës dhe jo vetëm. Jam i bindur se ata do të përgjigjen pozitivisht. Ne besojmë tek potencialitetet e tyre dhe jemi të bindur se së bashku mund të realizojmë objektivat tanë për një zhvillim të mëtejshëm në një kohë të shkurtër në gjithë Shqipërinë.