Si teme e parë në festimet e përvjetorit të pestë të kompanisë, Grid ka futur formacionin e saj permanent që është – ndër vlerat e saj themeluese – ajo në të cilën mund të dallohen, vit mbas viti, performancat Best Value-Best Pranctice.
Qëllimi i trajnimit të vazhdueshëm të Grid është zhvillimi në mënyrë homogjene i profesionalitetit të të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, në një program te artikuluar që fillon që nga momenti i futjes së tyre në strukturën operative.
Eshtë sigurisht mundësia më e mirë e rritjes profesionale dhe personale, në nivelet e përsosmërisë, që Grid ofron për të rinjtë shqiptarë që zgjedh si bashkëpunëtorë: si ndër ata që nuk kanë asnjë eksperiencë në botën e punës, ashtu edhe për ata që kanë eksperiencë në sektorët e call center, si edhe ata që tashmë janë pjesë e strukturës organizative, për të cilët parashikon nje zhvillim të karrierës.
Me një strategji që ka kontribuar në rritjen e tij të shpejtë në treg, Grid ka zgjedhur që të përdorë programin operativ me efikas dhe më të artikuluar të sektorit, duke investuar në trajnuesit më të mirë shqiptarë dhe italianë për furnizimin e një formimi ‘ad hoc’ që nënkupton përveç temave të specialuzuara të aktiviteteve të ndryshme inbound dhe outbound, ato të dedikuara për menaxhimin, marketingun, dhe komunikimin.
Që nga viti 2005 deri në 2010 programi Grid i kurseve të shkurtra, seminareve të dedikuar, të përqëndruar plotësisht, takime përditësimi (të gjitha të finalizuara me një provim përfundimtar selektiv!) ka përfshirë më shumë se 4.000 të rinj, për një total prej më shumë se 240.000 orë mësim dhe stervitje për operatorë ekspertë; një arsye më shumë që kjo të jetë e para Best Value- Best Practice e programit për festimet e përvjetorit të 5-të të Grid.