Pjesë nga intervista e CEO Grid Fabrizio Simonetti
“Panorama” – qershor 2006
“…Kemi qenë sipërmarrësit e parë në këtë sektor që besuam në Shqipërinë dhe që investuam në këtë vend. Në keto vite nga qyteti i Tiranës kemi mësuar të lëvizim në botën e saj sipërmarrëse me shumë sukeses, sepse kemi patur përulësinë e kuptimit të rregullave.
Rruga jonë, në fakt, nuk ka qenë përgjigjia e një nevoje të zhvendosjes siç ka ndodhur për disa shoqëri multinazionale por një investim i lidhur me burimet e Shqipërisë.
Sot kemi nje know –how eskluziv që mund ta vendosim në dispozicion të shoqërive Italiane dhe të Europës.
Ndoshta jashtë vendit Shqipëria mund të konsiderohet akoma një vend “i vështirë” por ne jemi të bindur që mund të ofrojë mundësi të mëdha sipërmarrjeje atyre që dinë të kapin këto mundësi.”
