RISIA E “GRID SHPK”, RISIA E KOMUNIKIMIT
Të punosh në shtëpi.
Mund të rrish në shtëpi ndërkohë që punon. Kjo është risia që ka sjellë në Shqipëri shoqëria coll center : Grid shpk” e cila ka punësuar mbi 70 që e bëjnë punën e tyre nga … divani i shtëpisë.
E keni menduar ndonjëhere, në kulmin e stresit në zyrë dhe lodhjes para kompjuterit, se do të donit të punonit në shtëpi, me lap-topin në dorë, të shtrirë në divan? Sigurisht që po! Por një fantazi të tillë pastaj e keni kyçur në një nga ato sirtarët e dëshirave që dëshirohen vetëm kur lodhja ka filluar të t’ju mposhtë. E megjithatë, kjo dëshirë nuk ka qenë edhe aq e parealizueshme po të mendosh zhvillimin e sotëm të teknologjisë, e cila udhëhiqet nga shërbimi i internetit dhe të gjithë të mirat që burijnë prej tij. Me të drejtë shekulli I 21-të është cilësuar si shekulli i internetit, aq sa edhe kryeministri Sali Berisha jo pak herë e përmend këtë fakt, duke i veshur Shqipërisë moshën e internetit. Sepse sot, shoqëria shqiptare është gjithnjë e më e nxitur të përdorë mjetet modern të komunikimit, në një kohë kur përdorimi i rrjeteve sociale ( te llojit, Facebook) mes të rinjve për të krijuar dhe mbajtur lidhjet mes tyre është në rritje progresive. E thënë shkoqur, interneti bën gjithëçka reale, edhe të punuarit në shtëpi.
Një hap te rëndësishëm përpara në këtë sektor ka bërë sëfundmi një shoqëri e llojit “Call Center” e cila ka përdorur për së pari rrjetin social më të përhapur në botë, Facebook për t’u ofruar të rinjëve shqiptarëve një mundësi të re konkrete për punë. Por, nga ajo që mund të bëhet edhe në shtëpi ama. Fabrizio Simonetti, Drejtor i Përgjithshëm i shoqërisë së komunikimit “Grid shpk”, e cila e ushtron aktivitetin e saj në Shqipëri që prej vitit 2005 dhe është pjesë e grupit “Alchimia spa”, një ndër 220 holding-et me pjesëmarrje me shoqëri në sektorin e veshje-tekstileve, në sondazhet dhe statistikat e tregut, në shitblerjen dhe menaxhimin e imobiljareve dhe menaxhimin financiar, shprehet se rezultati i përgjithshëm i kësaj nisme ishte përtej parashikimeve. “Te cilat i prisnim të ishin optimiste sepse bazoheshim në suksesin e arritur ne fillimine fushatës së mëparshme të rekrutimit për metodën e re të punës “homeshoring”, në mars 2010”, shton ai.
Por çfarë eshtë “homeoshoring” dhe si funksionon? E përkthyer thjeshtë do të thotë:”të punosh në shtëpi”, dhe në shumë shoqëri të botës që ofrojnë shërbime komunikimi është kthyer në një mënyrë të sukseshme për komunikimin, sidomos të të rinjve.
Eksperienca e “Grid shpk: me këtë mënyrë të re punësimi ka bërë që ajo të kthehet në një shoqëri lider në fushë në call center dhe komunikimit . “Homeshoring” është aplikacioni më i ri në shërbimin call center dhe duke u bazuar mbi një teknologji e cila përdor një lidhje special internet me bandë të gjerë (Adsl), u jep mundësi operatorëve të kenë akses, nga shtëpija e tyre, në të gjithë sistemet call centerit për të cilën punojnë. Në fakt, agjentët punojnë prej shtëpive të tyre njësojë sikur të ishin të pranishëm në strukturat operative të shoqërisë. Por në të njëjtën kohë, puna që ata bëjnë nga shtëpija është nën kontrollin e operatorëve qëndrorë në zyrat e “Grid shpk”, të cilat nëpërmjet teknologjisë “Skype” janë në gjendje të komunikojnë më agjentët për çdo rast apo nevojë për ndihmë që kanë. “Supervizori ka për detyrë të monitorojë performancën e agjentëve që punojnë , sepse roli i tij është ta ndihmojë për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të ofruar dhe ta ndihmojë të rritet profesionalisht”, shton Simoneti.
Për t’u bërë realitet sot kjo teknikë e re punësimi do të fillonte në mars të viti 2010, kur shoqëria “Grid shpk” realizojë një fushatë rekrutimi, ku për herë të parë u përdor me sukses komunikimi nëpërmjet rrjetit Facebook. Ideja ishte e thjeshtë dhe nuk mund të dilte e gabuar, përderisa shumica e të rinjve shqiptar sot janë përdorues të këtij rrjeti social. Fillimishtë u postua një link, i cili të ftonte të klikoje ndërsa të pyeste: “Deshironi të punoni nga shtëpija?” dhe pasi hyje në faqe do të mësoje se çfarë ishte homeshoring, si funksionionte dhe mbi të gjtha, se kishe mundësi të punoje nga shtëpija , pa u dashur të shkoje çdo mëngjes në zyrë. “Rezultati ishte fantastic. Brenda një muaji morrem 45 mijë klikime, nga të cilat u gjeneruan 800 aplikime nga e gjithë Shqipëria: 500 nëpërmjet email-eve në adresën tonë dhe 300 nga aplikimet direkte në zyrat tona. Ishte një taktikë e re që realizuam nëpërmjet atij rrjeti që përdoret kaq shume nga vet të rinjtë” , shton Drejtori i pergjithshëm i Grid shpk. Të gjithë ata iu nënështruan një spëcializimi falas, e cila më vonë solli edhe punësimin 70 të rinjve. Por, veç kesaj, Simonetti shton se ky shërbim punësimi nga shtëpija ka rritu ndjeshëm edhe përdorimine internetit për të rinjte, çka është përcaktuar edhe si një objektiv i qeverisë shqiptare. Shumica e të punësuarve në shtëpi nga “Grid shpk” nuk zotërinin internet apo kompjuter, prandaj ata sot e kanë një të tillë, nëpërmjet të cilit punojnë çdo dite.
Nga ana tjetër, duke qenë se tregui shërbimeve call center në Shqipëri, është në rritje të vazhdueshmë, progresi i arritur nga “Grid shpk” në përdorimine rrjeteve sociale, për punësimine të rinjve, ka sjellë në mënyrë indirekte reagimin e disa shoqërive të tjera të sektorit, te cilat kanë filluar të përdorin rrjetet sociale për të bërë ofertat e tyre të punësimit. Ky është një avantazh shoqëror për të gjithë shqipërinë: përdorimi i internetit dhe i rrjeteve sociale dhe pa kosto për të gjithë të rinjtë shqiptar, pjesa më e madhe e të cilëve janë student. Kjo mund të sjellë një ndryshim për mirë të tregut të punës që u drejtohet të rinjve, duke u siguruar një zgjedhje më të mirë, më shumë informacin, më tepër garanci për të gjetur punën që dëshirojnë.
Nga viti 2005, kohë kur “Grid shpk” filoi misionine vet në Shqipëri, numëri të punësuarve ka arritur në më shumë se 300 njërëz. Por më të njëjtën kohë edhe shërbimi ka ndryshuar, është rritur dhe përmirësuar. Sot, kjo shoqëri call center, numëron rreth dhjetë shërbime duke filluar me sektorin e kërkimit të tregut dhe sondazheve të opinioneve, ku u jepet në kohë reale rrugezhgjidhje të personalizuara nevojave të bizneseve, e deri tek dhënia e informacioneve 24 orë në 24, gjatë gjithë vititt në të gjithë tërritorin Italian. Ky shërbim përfshin, kërkim numrash telefonik, emra, adresa, restorante, hotele, trafik, oraret et trenave, piceri dhe të gjitha informacionet për të cilat mund të lindë nevoja. Një tjeter shërbim interesant është ai i telemarketingut, ku klientëve u ofrohet një zgjidhje e besueshme nëpërmjet menaxhimit të takimeve për menaxherët e shitjeve dhe të teleshitjeve. Sepse “Grid shpk: është një shoqëri e specializuar në marrje takimesh komerciale , drejtuar vetëm për tregun “Biznes drejt biznesit”. Ama, të gjitha këto shërbime, përveç në zyrat qëndrore të shoqërisë, kryhen çdo ditë edhe nga shtëpitë e të punësuarve. Fjala është pë rata që kanë zgjedhur të rrinë në divan, me lap top në dorë. Ku ta gjesh te marrësh një rrogë, ndërsa pushon në shtëpi.