Prezantimi Homeshoring

HOMESHORING: çfarë është

Homeshoring është aplikacioni më i ri në fushën e call center. Bazuar mbi një teknologji të re e cila përdor një lidhje speciale interneti me bandë të gjerë Adsl, Homeshoring u jep mundësi operatorëve të kenë akses – nga shtëpia e tyre – në të gjitha sistemet e call centerit për të cilën punojnë.

Në fakt, të gjithë agjentët GRID Homeshoring punojnë prej shtëpive të tyre sikur të ishin prezentë në strukturat operative të shoqërisë Grid në Tiranë.

HOMESHORING: si funksionon

GRID HOMESHORING përdor teknologjine VOIP – Voice Over Internet Protocol, që transformon zërin në paketa me informacione që udhëtojnë në web dhe kur arrijnë në destinacion transformohen në mesazh zanor. Telefonata realizohet në centralin telefonik Grid dhe kanalizohet automatikisht tek Agjenti Homeshoring përkatës në banesën e tij pa asnjë kosto shtesë.

HOMESHORING: agjentët

Kush është përzgjedhur për tu bërë Agjent Grid Homeshoring – përpara se të fillojë të ushtrojë aktivitetin e tij do të ndjekë një trajnim të personalizuar dhe të mbikqyrur nga jë skuadër ekspertësh me një program të parapërcaktuar që parashikon informacione, komunikacion dhe stërvitje mbi:

- bazat dhe teknikat e shitjes

- karakteristikat e produktit/shërbimit që do propozojë

Kush bëhet Agjent Grid Homeshoring lidhet me supervizorin e tij, i cili do i qëndrojë pranë, duke monitoruar performancën e tij telefonike nga shtëpia, sepse roli i tij është ta ndihmojë për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të ofruar dhe ta ndihmojë të rritet profesionalisht